Kushtet e Përdorimit

Rishkruar: 24 mars 2021

Këto Kushte të Përdorimit hyjnë në fuqi menjëherë për përdoruesit e pa regjistruar dhe ata që regjistrohen në ose pas datës së rishkrimit të këtyre Kushteve të Përdorimit. Për përdoruesit e tjerë që janë regjistruar para datës së rishkrimit këto Kushte të Përdorimit hyjnë në fuqi tridhjetë (30) ditë pas datës së rishkrimit.

Këto Kushte të Përdorimit (shkurt: “Kushtet”) rregullojnë qasjen tuaj në përdorimin e ueb faqes së internetit, e-mail adresave dhe aplikacionit Fillo Punë. Këto Kushte gjithashtu përfshijnë Politikat e Privatësisë. Duke hyrë në Fillo Punë ju pranoni t’i zbatoni këto Kushte. Nëse jeni duke përdorur Fillo Punë në emër të një kompanie ose person tjetër juridik atëherë “Ju” përfaqësoni gjithashtu atë kompani ose person juridik dhe pranoni t’i zbatoni këto Kushte. Ju nuk mund të përdorni Fillo Punë nëse nuk pajtoheni me këto Kushte të Përdorimit.

Fillo Punë mund t’i rishkruaj këto Kushte në çdo kohë duke publikuar një version të azhurnuar. Ju duhet të shikoni dhe lexoni Kushtet e Përdorimit në mënyrë periodike sepse ato janë të detyrueshme për ju.

Përdorimi i përmbajtës së Fillo Punë

Fillo Punë ju autorizon juve në përputhje me këto Kushte, të keni qasje në faqet e Fillo Punë, përmbajtjen e Fillo Punë, të shkarkoni dhe shtypni një kopje të vetme të përmbajtjes vetëm për qëllime personale, jo komerciale. Përmbajtja e faqeve të Fillo Punë, siç janë dizajnët, grafikët, tekstet, imazhet, dokumentet, videot, logot, ikonat, skedarët dhe përmbajtjet tjera janë të mbrojtura me ligjet aktuale. Përdorimi i paautorizuar i përmbajtës së Fillo Punë është rreptësishtë i ndaluar. Nëse përmbajtjen e Fillo Punë e përdorni për qëllime personale, në çdo kopje të përdorimit duhet të përfshini tekstin origjinal dhe logon e Fillo Punë.

Ju pranoni të mos përdorni ose modifikoni përmbajtën e Fillo Punë për qëllime publike ose komerciale. Ju gjithashtu pranoni që në asnjë mënyrë të keqpërdorni përmbajtjen e Fillo Punë. Ndalohet përdorimi i përmbajtjes së Fillo Punë në çdo aplikacion tjetër ose faqe interneti për çfarëdo qëllimi pa leje me shkrim nga udhëheqësit e Fillo Punë.

Përdorimi i shërbimeve të Fillo Punë

Konkurset e punës, baza e të dhënave të CV-ve dhe informacionet tjera përcjellëse mund të përdoren vetëm nga personat individual që janë duke kërkuar punë dhe nga kompanitë që janë duke ofruar punë. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë tuaj. Ju nuk mund të ndani fjalëkalimin tuaj me të tjerët për t’u kyçur në Fillo Punë përkohësisht ose përgjithmonë. Ju jeni përgjegjës për llogarinë tuaj nëse ajo përdoret me ose pa autorizimin tuaj. Ju pranoni të njoftoni menjëherë Fillo Punë nëse llogaria juaj përdoret në mënyrë të pa autorizuar nga dikush tjetër.

Të gjithë përdoruesit e Fillo Punë pranojnë këto rregulla:

Shkeljet e sistemit ose sigurisë së rrjetit mund të rezultojnë në përgjegjësi civile dhe/ose penale. Fillo Punë do të hetojë këto shkelje dhe do të bashkëpunojë me autoritetet e zbatimit të ligjit në ndjekje penale të përdoruesve që janë të përfshira në shkelje të tilla.

Kushte shtesë të zbatueshme për punëdhënësit

Punëdhënësit janë përgjegjës vetëm për shpalljet e tyre në Fillo Punë. Fillo Punë nuk mund të konsiderohet si punëdhënës dhe nuk do jetë në asnjë mënyre përgjegjës për çdo vendim punësimi.

Ju e kuptoni dhe pranoni që nëse anuloni llogarinë tuaj të punëdhënësit në Fillo Punë, të gjitha informacionet e llogarisë tuaj do të fshihen nga baza e të dhënave. Këto informacione mund të rrijnë edhe për pak kohë të disponueshme për shkak të vonesave të fshirjes së këtyre të dhënave nga serverët e Fillo Punë.

Konkurset në Fillo Punë nuk mund të përmbajnë

Ju nuk mund të postoni konkurse që

Fillo Punë rezervon të drejtën për të fshirë çfarëdo konkursi ose përmbajtje nga faqja Fillo Punë e cila në ushtrimin e arsyeshëm të gjykimit të Fillo Punë nuk përputhet me Kushtet e mësipërme ose nëse Fillo Punë mendon që nuk është në interesin më të mirë të saj.

Baza e të dhënave të CV-ve

Përdorimi i bazës së të dhënave të CV-ve nga kompanitë që ofrojnë punë.

Ju mund të përdorni bazën e të dhënave të CV-ve ashtu siç parashikohet në këto Kushte të Përdorimit dhe në çdo kontratë me Fillo Punë. Ju duhet të përdorni bazën e të dhënave në përputhje me ligjet e zbatueshme të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Ju pranoni që nuk do të shpërndani asnjë të dhënë të bazës së të dhënave të CV-ve me asnjë palë të tretë, përveç nëse jeni të autorizuar nga agjencia e rekrutimit, agjenci tjetër ose e përdorni CV-në në mënyrë të qartë vetëm për qëllime të punësimit.

Ju nuk mund të përdorni bazën e të dhënave të CV-ve në asnjë mënyrë që mund të ndikoj negativisht në biznesin, perspektivat, performancën ose funksionimin e Fillo Punë.

Ju duhet të merrni masat e duhura fizike, teknike dhe administrative për të mbrojtur të dhënat që merrni nga baza e të dhënave të CV-ve në Fillo Punë. Humbja, keqpërdorimi, zbulimi, ndryshimi ose shkatërrimi i tyre mbetët përgjegjësi e juaja.

Kushte shtesë të zbatueshme për punëkërkuesit

Kur ju regjistroheni në Fillo Punë, ju gjithashtu mund të kyçeni edhe me Facebook, Google ose ndonjë shërbim tjetër. Në këtë rast Fillo Punë mund të merr informacionet e juaja publike të këtyre shërbimeve siç janë: emri, adresa, edukimi, karriera, email adresa dhe të ngjashme.

Çdo profil që ju paraqisni duhet të jetë i saktë dhe të ju përshkruajë juve, si person individual. Profili kërkon që ju t’i plotësoni fushat e zakonshme dhe ju në këto fusha nuk mund të shënoni numra të telefonit, adresa ose mënyra tjera për t’ju kontaktuar përveç emrit tuaj të plotë.

Ju bini dakord dhe pranoni që ju jeni përgjegjës për përmbajtjen dhe saktësinë e formës, CV-së tuaj e cila mund të publikohet në Fillo Punë.

Fillo Punë rezervon të drejtën të ju ofrojë shërbime dhe produkte të palëve të treta te ju bazuar në preferencat që ju identifikoni gjatë regjistrimit tuaj dhe në çdo kohë që ju pranoni këto oferta në Fillo Punë nga palë të treta. Ju lutemi shikoni Politikat e Privatësisë së Fillo Punë për detaje të mëtejshme në lidhje me informacionet tuaja.

Ju e kuptoni dhe pranoni që llogaria juaj në Fillo Punë nuk është pronë e juaja dhe që nëse llogaria juaj anulohet ose mbyllet atëherë të gjitha informacionet e llogarisë tuaj në Fillo Punë duke përfshirë CV-në, punët ruajtura, pyetësorët do të fshihen brenda një kohe të shkurtër nga serverët e Fillo Punë, por këto të dhëna mund të jenë si kopje te palët e treta që ju keni pranuar të dhënat tuaja të kopjohen.

Fillo Punë rezervon të drejtën të fshijë llogarinë tuaj dhe të gjitha informacionet tuaja pas një kohëzgjatje të konsiderueshme të pasivitetit tuaj.

Përmbajtja e Përdoruesit

Ju pranoni që të gjitha informacionet, dizajnët, grafikët, tekstet, imazhet, dokumentet, videot, logot, ikonat, skedarët dhe përmbajtjet tjera të postuara ose paraqitura nga ju ose përmes Fillo Punë, përgjegjës i tyre është personi nga i cili ka ardhur kjo përmbajtje. Fillo Punë nuk mban pronësi, kontroll dhe përgjegjësi për përmbajtjet e postuara nga përdoruesit. Ju gjatë postimit ose shfaqjes së përmbajtjes së përdoruesit i jepni të drejtën Fillo Punë të adaptoj, riprodhoj, përshtatë dhe shpërndajë këto të dhëna tuaja. Fillo Punë do të ndërpresë të përdor dhe publikoj të dhënat tuaja në rastin kur llogaria juaj fshihet ose mbyllet. Fillo Punë rezervon të drejtën të refuzoj të pranojë, postojë, shfaq ose transmetojë çfarëdo përmbajtje të përdoruesit sipas gjykimit të tij të vetëm.

Fillo Punë nuk përfaqëson ose garanton vërtetësinë, saktësinë ose besueshmërinë e përmbajtës së përdoruesit, punëve nga përmbajtja e përdoruesit ose ndonjë mënyrë tjetër komunikimi të postuar nga përdoruesit e Fillo Punë dhe as nuk miraton ndonjë mendim të shprehur nga përdoruesit. Ju pranoni që çdo mbështetje në materialin e postuar nga përdorues të tjerë do të jenë në rrezikun tuaj.

Më poshtë është një listë e pjesshme e Përmbajtës së Përdoruesit që është e ndaluar nga aplikacion. Lista e mëposhtme është vetëm sa për ilustrim dhe nuk është një listë e plotë e të gjitha përmbajtjeve që janë të ndaluara për përdoruesit.

Përmbajtja që:

Çdo profil që publikoni duhet të ju përshkruaj juve si një person individual, saktësisht si njeri.

Lajmërimi për shkelje të drejtës së autorit ose markës tregtare

Nëse besoni se vepra ose marka juaj tregtare e mbrojtur me ligj është postuar ose kopjuar në ndonjë vend të Fillo Punë dhe përben shkelje të së drejtës së autorit ose markës tregtare, ju lutemi kontaktoni Fillo Punë përmes email adresës: [email protected]

Politika në lidhje më fshirjen dhe bllokimin e llogarive të përdoruesve që shkelin të drejtën e autorit

Fillo Punë respekton të drejtën intelektuale të të tjerëve dhe ne kërkojmë nga përdoruesit tonë dhe parterët tonë të bëjnë të njëjtën gjë. Postimi, riprodhimi, kopjimi, shpërndarja, modifikimi, shfaqja publike e paautorizuar e veprave të mbrojtura me ligj përbën shkelje të të drejtave të pronarëve të të drejtave të autorit. Fillo Punë rezervon të drejtën të mbyll ose fshijë çfarëdo llogarie të shkelësve të drejtave të përmbajtjes së mbrojtur me ligj.

Përgjegjësia e Fillo Punë

Fillo Punë vepron, ndër të tjera, si ndërmjetësues në mes të punëdhënësve për të ofruar punë dhe punëkërkuesve për të kërkuar punë. Fillo Punë nuk kontrollon ose censuron listimet e punës, duke përfshirë profilet e ofruara. Fillo Punë nuk është i përfshirë dhe nuk kontrollon bisedat në mes të punëdhënësve dhe kandidatëve si punëkërkues. Si rezultat, Fillo Punë nuk është përgjegjës për përmbajtjen e përdoruesit, cilësinë, sigurinë ose ligjshmërinë e vendeve të punës ose CV-ve të postuara, të vërteten ose saktësinë e tyre. Fillo Punë nuk përfaqëson asnjë vend të lirë pune të ofruar në Fillo Punë. Fillo Punë mban përgjegjësi vetëm për të hequr ndonjë përmbajtje sipas kërkesave të të drejtave të autorit ose gjykimit personal të Fillo Punë.

Vini re se ekzistojnë rreziqe, përfshirë rreziqet e dëmtimit fizik, marrëdhënies, personave të mitur ose të tjerë që veprojnë nën pretendime të rreme. Ju merrni përsipër të gjitha rreziqet që lidhen me marrëdhëniet me përdoruesit e tjerë të cilët ju vini në kontakt përmes faqeve të Fillo Punë. Ne presim që ju të keni kujdes dhe sens të mirë e të shëndoshë kur përdorni Fillo Punë.

Meqenëse vërtetimi i përdoruesve në internet është i vështirë, Fillo Punë nuk mund dhe nuk konfirmon që secili përdorues është ai që pretendon të jetë.

Faqet e Fillo Punë dhe Përmbajtja e Fillo Punë mund të përmbajë pasaktësi ose gabime tipografike. Fillo Punë nuk vërteton në saktësinë, besueshmërinë, plotësinë ose kohën e duhur të përmbajtjes së Fillo Punë. Përdorimi i të dhënave dhe përmbajtjes së Fillo Punë është nën rrezikun tuaj. Ndryshimet bëhen në mënyrë periodike në faqet e Fillo Punë dhe mund të bëhen në çdo kohë. Fillo Punë nuk mund të garantojë dhe nuk premton ndonjë rezultat specifik nga përdorimi i ndonjë faqe të Fillo Punë. Asnjë këshillë ose informacion, qoftë me gojë apo me shkrim i marr nga një përdorues i Fillo Punë nuk do të krijojë ndonjë garanci që nuk thuhet shprehimisht këtu.

Fillo Punë nuk ofron ose bën ndonjë përfaqësim në lidhje me cilësinë e produkteve ose shërbimeve të palës së tretë të faqet e Fillo Punë dhe nuk jep asnjë garanci për saktësinë e tyre.

Nëse besoni se diçka ne Fillo Punë shkel këto Kushte, ju lutemi kontaktoni në: [email protected]